Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Masat e reja kundër COVID-19

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 35-të së saj, kësaj radhe në formë elektronike.

Në këtë mbledhje janë miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të cilat mund t’i gjeni të plota në dokumentin e bashkëngjitur.

 Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, në aktivitetet dhe bizneset të cilat bashkojnë një numër të madh njerëzish në të njëjtin vend, dhe në të cilat ruajta e distancës fizike është e vështirë dhe kështu paraqesin një rrezik në rritje të transmetimit të virusit.

Bashkëngjitur vendimet për masat:

SHQIP Vendim i Mbledhjes së 35-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës 12 09 2021

SRB Vendimi i masave kunder COVID 12 09 2021

ENG Vendimi i masave kunder COVID 12 09 2021