Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Masat e reja kundër COVID-19

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në funksion të ruajtjes së shëndetit publik të popullatës dhe frenimit të përhapjes së mëtejme të COVID-19, Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi sot për rishikimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Rishikimi i masave është bërë duke u kushtuar rëndësi objektivave si:

–          Situatës epidemiologjike këto javët e fundit;

–          Parandalimit  të përhapjes së infeksionit me COVID-19;

–          Mos cenimit të aktiviteteve ekonomike, por duke pasur prioritet ruajtjen e jetës dhe shëndetit të popullatës;

–          Ruajtjes së shëndetit mendor dhe fizik të qytetarëve.

Këto masa  janë vërtetuar si të domosdoshme për të kufizuar transmetimin e COVID-19 pas pranisë së theksuar të variantit Delta (SARS-COV 2) që ka rezultuar me një përkeqësim të situatës epidemiologjike për sa i përket COVID-19 në Kosovë.

Masat e ndërmarra janë proporcionale dhe janë marrë duke konsultuar të gjitha grupet e interesit, me të cilat së bashku janë përditësuar edhe Udhëzuesit për masat e përgjithshme dhe të veçanta kundër COVID-19.

Bashkëngjitur vendimi për masat e reja kundër COVID-19 në Kosovë në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.

Masat e reja kundër Covid-19 12.08.2021

Masat e reja kundër Covid-19 12.08.2021 ENG

Masat e reja kundër COVID-19  12.08.2021 SRB