Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Masat e reja të Qeverisë lidhur me COVID-19

Situata epidemiologjike me COVID-19, në Kosovë sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike paraqesin një situatë të qëndrueshme.

Bazuar në të dhënat e analizuara mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK– së, Qeveria e Republikës së Kosovës merr vendim për vazhdimin e lehtësimit gradual të masave që mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik por njëkohësisht që synojnë kontrollimin e përhapjes së infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë ka bashkërenduar vendimmarrjen me palët e interesit, të cilat kanë qenë të ndikuara drejtpërdrejt apo tërthorazi nga pandemia.

Për më tepër, gjeni vendimin (në shqip dhe serbisht ) për masat e marra në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbajtur me datë 14 korrik 2021.

Masat e reja anti COVID-19 – 14.07.2021

Nove mere protiv COVID-19 – 14.07.2021