Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Mbahet nesër Konferenca Shkencore Ndërkombëtare nga Dermatovenerologjia

Kjo konferencë ka për qëllim të këmbejë përvojat shkencore midis ekspertëve vendorë e të huaj në hulumtimet nga kjo fushë, metodat e diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundje shumë të rrezikshme si dhe të japë sa më shumë informacione lidhur me aspektet bashkëkohore preventive dhe mjekimin e melonomës malinje.

Konferenca mbahet nesër, më 3 qershor 2011, në Sallën e Ministrisë së Administratës Publike (ndërtesa e ish-Rilindjes), duke filluar nga ora: 10:00.

Mediat janë të ftuara ta përcjellin këtë ngjarje!

Për më shumë informata, mund të kontaktoni kryetarin e Këshillit Organizativ të Konferencës: dr. Nijazi Ahmeti në numrin e telefonit:  044 53 00 53.