Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Mbahet nesër në Telemjekësi Seminari për metodologjinë në hulumtimet biomjekësore

Në ceremoninë hapëse pritet të marrë pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Jean Francois Fitou

Prishtinë, 13. 02. 2011

I organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) në partneritet me Universitetin e Bordeaux të Francës, do të fillojë nesër  në Qendrën e Telemjekësisë në Prishtinë (QTM) seminari për metodologjinë në hulumtimet biomjekësore.

Ky seminar do të fillojë nesër ( e hënë) në ora 08:30 dhe do të zgjas deri më 17 shkurt 2011.

Seminari, i përkrahur nga Ambasada Franceze, është pjesë e bashkëpunimit në mes të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Ambasadës Franceze që nga viti 2009, që përfshinë ndihmën teknike, materiale dhe financiare për realizimin e projekteve të shëndetësisë publike, po ashtu edhe kurse të gjuhës frënge për kuadrin.

Në hapje të këtij seminari, në intervalin kohor prej orës 9:00-9:30, të pranishëm në seminar do të jenë edhe Ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Jean Francois Fitou, Sekretari i Përgjithshëm në MSH, Ilir Tolaj, drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, si dhe drejtues të Fakultetit të Mjekësisë dhe të ISPED (Instituti i Shëndetësisë Publike, Epidemiologjisë dhe i Zhvillimit të Universitetit të Bordeaux).

Mediat janë të ftuara ta përcjellin këtë ngjarje!

P. S.
Gjeni në atachment agjendën e plotë të seminarit dhe një njoftim të detajuar për shtyp lidhur me të