Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Mbahet takimi i parë i Komitetit për Shëndetin Mjedisor

Prishtinë 19.12.2013

 

Sot, në Prishtinë u mbajt takimi i parë i Komitetit për Shëndetin Mjedisor, Komitet ky i themeluar me vendim të Ministrit të Shëndetësisë Ferid Agani, në përbërje të cilit përfshihen institucione qeveritare, organizata jo-qeveritare, dhe organizatave ndërkombëtare që në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe jo të drejtëpërdrejtë janë të involvuar në aktivitetet që ndërlidhen me shëndetin mjedisor.

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, ju uroj suksese për fillimin e procesit, duke ju kujtuar se detyrat e tyre janë të shkruara në dokumentin e vendimit të lëshuar nga MSH-ja. Ky vendim i themelimit të Komitetit për Shëndetin mjedisor, shtoi ai, është marrë për të bërë të mundshme që të parandalohen sëmundjet të shkaktuara nga ndikimi i mjedisit. Sigurisht se për ne, vazhdoi ai, është më e lehtë  dhe më pak e kushtueshme, të parandalohet një sëmundje se sa të kurohet.

Komiteti i përbërë nga trembëdhjetë anëtar profesional, i themeluar nga MSH-ja, ka detyrë që të bëjë vlerësimin e ndikimit të mjedisit në shëndet dhe të përgatis plan-veprimin në parandalimin e sëmundjeve të ndikuara nga mjedisi.