Prishtinë, 27 tetor 2016
Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Komitetit të Menaxhmentit të Lartë Dr. Valbon Krasniqit, u mbajt takim i radhës i këtij Komiteti, ku u diskutua progresi i aktiviteteve të PSHK dhe planet për vitin 2017 (rishikuar në kuadër të Qarkores së dytë buxhetore Buxhetore 2017), hapat e radhës për finalizimin e “Dizajnit të skemës së barnave jashtë-spitalore” si dhe komentet përfundimtare dhe progresi lidhur me Draft-Manualin Operacional të Pagesave Bazuar në Kapitacion sipas Performancës.