Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Mbahet trajnimi: Përcjellja e parasë, procesi i buxhetit dhe ndryshimet nga reformat

Trajneri i angazhuar për ofrimin e këtij trajnimi nga kompania konsulente, Sanigest Internacional, ishte eksperti i njohur i politikave shëndetësore dhe ish-Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë, Dr. Sinisa Varga

27 Prill 2017

Ministria e Shëndetësisë ka përmbyllur Modulin e trajnimit me temën: Përcjellja e Parasë, Procesi i buxhetit dhe Ndryshimet nga Reformat.

Ky modul i mbajtur nga data 24-26 Prill, është i treti me radhë dhe do të pasohet edhe nga tri module të tjera në muajt e ardhshëm të ofruara në kuadër të Projektit të Skemës së Pagesës së Performancës sipas Kapitacionit në nivelin e kujdesit parësor shëndetësor.

Ky modul i trajnimit ka si qëllim të ndërtoj njohuritë e pjesëmarrësve në lidhje me mjetet e buxhetuara dhe destinimin e tyre si dhe të identifikojë proceset e reja për t’u ndjekur nga institucionet/organizatat relevante në zbatimin e skemës së pagesës së performancës sipas kapitacionit dhe të identifikojë dhe adresojë sfidat e procesit të planifikimit.

Në trajnim morën pjesë zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, Departamenti i Sistemit Informativ të Shëndetësisë, drejtorë të drejtorive komunale të shëndetësisë, si dhe drejtorë dhe stafi financiar I Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare nga 6 komunat pilote, Prishtina, Prizreni, Malisheva, Dragashi, Rahoveci dhe Suhareka.