Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Mbi një milion euro donacione në shëndetësi

Në këto donacione janë përfshirë edhe komuniteti serb që jeton në Kosovë.

Realizimi dhe destinimi i këtyre donacioneve është bërë në bazë të Qarkores Informative dhe Vendimit për rregullimin e çështjes së donacioneve, që përfshijnë procedurat për evidentimin e donacioneve, identifikimin e dokumentacionit përcjellës të tyre, aprovimin e tyre si dhe monitorimin e shpërndarjes deri në destinacionin e fundit.

Në këtë aspekt, MSh mban evidenca për të gjitha donacionet e realizuara gjatë periudhës janar-korrik 2009, ndërkohë që i falënderon të gjithë ata donatorë që e kanë ndihmuar shëndetësinë kosovare me barna, material shpenzus, aparaturë mjekësore, autoambulanca dhe donacione të tjera të vlefshme.

Në kuadër të këtyre donacioneve të realizuara, ka pasur edhe të tilla që kanë vlerën e mbi 300 mijë eurove në aparaturë të dhuruar si ajo  nga Frensenius Meditech apo barna të Hoffmam La Roche, por kontribut të çmuar kanë dhënë edhe kompani kosovare farmaceutike, sidomos në furnizimim me barna, maska kirurgjike, material shpenzues, etj.

Në kuadër të këtyre donacioneve ka edhe barna të ndryshme si Tamiflu që përdoret te Gripi A H1N1, citostatikë, antiretroviralë dhe barna të tjera.

MSh i siguron donatorët se do ta bashkëpunojë ngusht me ta edhe në të ardhmen dhe u shpreh mirënjohje për kontributin e dhënë në përmirësimin e gjendjes në shëndetësi.