Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Mblidhet Këshilli për themelimin e Odës së infermierëve, mamive dhe teknikëve mjekësor të Kosovës

Prishtinë, 26 shtator 2014

Në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt sot takimi punues i Këshillit për themelimin e Odës së infermierëve, mamive dhe teknikëve të tjerë shëndetësor.

Në këtë takim, Këshilli ka biseduar për hapat e mëtejmë drejt mbajtjes së zgjedhjeve për kuvendin e kësaj ode si dhe janë shqyrtuar draft Statuti i Përkohshëm i kësaj ode si dhe Rregullorja mbi punën e Odës së infermiërevë, mamive dhe teknikëve të tjerë shëndetësor.

Themelimi i Odës së këtyre profesionistëve shëndetësor bazohet në Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësor në Kosovë, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ndërsa deri tash, sipas këtij ligji, janë formuar Oda e Mjekëve dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës.