Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Mbrojtja nga gripi i derrit

Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (ËHO) Margaret Chan, thotë: "Ky virus zotëron në mënyrë të hapur potencialin e epidemisë". Përse? Virusi vdekjeprurës i derrit i tipit H1N1 përhapet me shpejtësi nga njeriu në njeri. Ky variant i fundit është një përzierje e viruseve të njeriut, shpendëve dhe derrit nga e gjithë bota. Specialistët virusin e vlerësojnë si të rrezikshëm, pasi mund të ngjitet pa qenë në kontakt apo në një vend me derrat. Ajo që është më e keqja, njerëzit e shëndetshëm (të moshës 20-40 vjeç) vdesin me një shpejtësi të pabesueshme. Kjo është shenja e epidemive më të këqija të gripit.
 
Në fakt për Shtetet e Bashkuara të Amerikës frika e gripit të derrit nuk është një diçka e re. Në shkurt të vitit 1976 një ushtar 19 vjeç me emrin Fort Dix pasi ish sëmurur nga gripi i derrit kish vdekur brenda 24 orëve ne Nju Xhersi. Kur virusi u përhap menjëherë në 500 ushtarë të tjerë qeveria amerikane nisi në mbarë vendin një fushatë shumë të diskutueshme vaksinimi. Si rrjedhim ishin vaksinuar afërsisht 40 amerikanë. Si përfundim në disa qindra persona ish shfaqur sindroma Guillain-Barré që ështe një shqetësim serioz nervropatik dhe programi i vaksinimit ish ndaluar.
 
Vallë çfarë do të ndodhë këtë herë? Nuk ka dyshim që parashikimet janë për përhapjen edhe më shumë dhe në një sipërfaqe më të madhe të virusit. Në këtë situatë është e pamundur marrja nën kontroll e situatës. (Përshembull, vaksina që është bërë vjeshtën e kaluar kundër gripit nuk e lufton dot këtë virus.)
 
Çfarë mund të bëni për mbrojtur veten tuaj? Nuk mund të siguroni një mbrojtje të plotë me një veprim të vetëm, por duke marrë disa masa mund të reduktoni probabilitetin e infektimit nga gripi i derrit (ose nga shumë infeksione të tjera).
 

Lajini shpesh duart.
 
Gjëja më e mirë që mund të bëni, në veçanti në rastet kur do të dilni jashtë dhe do të keni kontakte e ndërveprim me njerëz të tjerë, është të lani për 20 sekonda duart me ujë dhe sapun. Mendohet që 80% e infeksioneve merren përmes rrugës së shtrëngimit të duave apo prekjes me dorë. Nëse nuk keni mundësi që ti lani rregullisht duart provoni kartopecetat e lagura që përmbajnë 60% alkool.
 

Shmangujuni kontakteve të panevojshme me njerëz.

Qëndroni larg nga turmat e njerëzve. Nëse mendoni që jeni të sëmurë apo jeni të infektuar nga virusi largohuni nga njerëzit. Këto që themi mund të mos jenë shumë të përshtatshme për ata që janë të detyruar të shkojnë në punë, por specialistët e shikojnë të vlefshme përsëritjen e këshillës. Izolimi ose largimi nga njerëzit ul probabilitetin e marrjes së infeksionit ose ngjitjen e infeksionit personave të tjerë.
Kur jeni të detyruar të shkoni në një vend me shumë njerëz, mundohuni që të qëndroni sa më pak që të jetë e mundur dhe të qëndroni disa metra larg nga njerëzit që mund të jenë të infektuar. Vendosja e maskës mbrojtëse të frymëmarrjes mund t’ju mbrojë juve në disa raste, por nuk mund t’ju sigurojë një mbrojtje të plotë nga viruset.

Të jini vigjilentë.

Simptomat e gripit të derrit ngjasojnë me ato të gripit të zakonshëm si: temperaturë, dhimbje të muskujve, dhimbje të grykëve, kollitje, rrjedhje të hundëve, vjellje, heqje barku dhe neveri. Nëse nuk ndjeheni mirë shkoni në një institucion shëndetësor. Duhet të dini një gjë që, ky grip i derrit mund të kurohet. 2 nga 4 nga ilaçet antivirale që përdoren për të luftuar gripin: Symmetrel dhe Flumadine tregojnë rezistencë ndaj virusit. Vetëm se antiviralet e reja – Tamiflu dhe Relenza – duket sikur do të jenë të dobishme.