Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Me asnjë votë kundër, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Kontrollin e Duhanit

Me 71 vota për, 2 abstenime dhe asnjë votë kundër, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi sot Ligjin për Kontrollin e Duhanit.

Prishtinë, 04. 04. 2013

Me 71 vota për, 2 abstenime dhe asnjë votë kundër, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi sot Ligjin për Kontrollin e Duhanit.
Me këtë ligj mbrohet shëndeti publik i gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme nga pasojat shkatërruese shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit. 

Me këtë ligj përcaktohen masat për ndalimin, kufizimin e përdorimit të duhanit të produkteve të duhanit.
Me ligjin e ri, ndalohet pirja e duhanit 100 për qind në hapësira publike, hapësira të punës, mjetet e transportit publik dhe në disa hapësira të  hapura të përcaktuara sipas këtij ligji.

Në debatin e zhvilluar në Kuvend gjatë amandamentimit të këtij ligji, Ministri Ferid Agani ka falënderuar të gjithë deputetët që me argumentet e tyre i kanë kontribuar miratimit të këtij ligji të sponzoruar nga Ministria e Shëndetësisë.