Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministrat Ferid Agani e Vangjel Tavo u takuan në Tiranë

Në këtë takim rëndësi e veçantë ju dha idesë së Ministrit të Republikës së Kosovës, z. Agani përkitazi me themelimin e një grupi ekspertësh mes dy ministrive që do të hartonte Strategjinë e përbashkët shëndetësore në mes të dy vendeve respektive.

Hartimi i kësaj strategjie të përbashkët shëndetësore është në funksion të shfrytëzimit optimal të resurseve njerëzore dhe institucionale të dy vendeve. Ky propozim i Ministrit Agani u mbështet fuqishëm nga homologu i tij Ministri Tavo dhe u vendos që sa me parë të formohet ky grup ekspertësh të propozuar nga të dy ministritë gjegjëse.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit konkret në fushën e farmaceutikës, përkatësisht në unifikimin e tregut për prodhuesit vendor.  
Përveç të tjerash, në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme brenda sistemit shëndetësor me një plan konkret të veprimit dhe me një dinamikë të caktuar kohore, e cila do të konkretizonte idetë politike të dy ministrave.