Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministrat Gashi e Hoxhaj biseduan për Gripin A H1N1 me nxënës të kryeqytetit

Ministri Gashi ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë ka bërë përgatitje të mira për ballafaqim me pandeminë, ndërsa nxënësve u ka kërkuar që të jenë të vëmendshëm, të shmangen nga qëndrimet e panevojshme në vende ku mund të përhapet gripi, të qëndrojnë në shtëpi kur kanë shenja gripi dhe për këtë t’i njoftojnë mësimdhënësit dhe të paraqiten te mjeku.

Kurse, Ministri Hoxhaj, ka thënë se MASHT në bashkëpunim me MSH do të zbatojnë masat preventive dhe do të marrin veprimet e duhura me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të nxënësve kosovarë.

Gjatë qëndrimit në shkollën Xhevdet Doda, ministrat Gashi e Hoxhaj, u kanë dhuruar në mënyrë simbolike drejtuesve të shkollës dhe nxënësve disa kopje të Strategjisë për shëndetin në shkolla, që ditë më parë është miratuar si rezultat i përbashkët i MASHT-së, MSH-së, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor.