Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani bashkëbisedon me mantelbardhët në Gjilan për reformat në shëndetësi

 

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët ka qëndruar sot në Gjilan, ku ka vizituar disa institucione shëndetësore.
Në këto takime që kanë përfshirë Spitalin Rajonal të Gjilanit, Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike, QKMF-në, si dhe shkollën fillore “Thimi Mitko” ku mjekë të spitalit turk “Goz Vakfi”, kanë bërë vizita sistematike oftalmologjike për nxënës, Ministri Agani ka biseduar me punëtorët shëndetësore për reformën e ndryshimeve në shëndetësi.
Gjatë këtyre takimeve, të cilat janë mirëpritur nga personeli shëndetësor i SR të Gjilanit, Ministri Agani ka shpjeguar veprimet e ndërmarra gjatë katër muajve të mandatit të tij, përfshirë këtu reformën legjislative, ku janë punuar Ligji i ri për Shëndetësi, Ligji për Sigurime Shëndetësore dhe Ligji për Produktet dhe Pajisjet Mjekësore, nënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, si dhe kthimin e besimit të donatorëve në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Unë jam i bundur se asnjë reformw shëndetësore nuk mund të zbatohet nëse nuk ka një marrëveshje me punonjësit shëndetësor dhe nëse nuk kthehet besimi i duhur në sistemin publik shëndetësor”, u ka thënë Ministri Agani punëtorëve shëndetësor në Gjilan.
Ai ka shpjeguar para tyre planin e tij reformues për shëndetësinë me shtyllat kryesore, siç janë reforma në legjislavcion para së gjithash përgatitjen dhe miratimin që pritet të bëhët sivjet tw Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore, krijimin e Shërbimit Kombëtër të Shëndetësisë dhe krijimin e Odave të profesionistëve shëndetësor në Kosovë.
“Deri tash kemi arritur t’i bëjmë disa hapa shumë të rëndësishëm, t’i krijojmë parakushtet, sepse para vetes kemi shumë punë, janë të mëdha edhe problemet në shëndetësi, gjithashtu. Ne duhet të punojmë së bashku, që ta kthejmë besimin në shëndetësinë tonë dhe qytetarëvë t’u ofrohen shërbimet e merituara”, tha Ministri Agani.
Ai ka thënë se MSH do të bëjë çdo gjë që pozita e punëtorëvë shëndetësor të përmirësohet , të krijohjen kushte më të mira pune dhe të bëhen ato reforma që sistemin shëndetësor do ta bëjnë të qëndrueshëm.
Në këtë pikëpamje, Ministri tha se që nga 1 janari i vitit 2013 në Kosovë do të aplikohen sigurimet shëndetësore, ndërsa nga korriku i vitit të ardhshëm do të fillojnë të mblidhen kontributet për fond dhe kjo, ka theksuar ai, gjithsesi do t’i sjellw shëndetësisë mbi 80 milionë euro buxhet shtesw, për të mundësuar forcimin e këtij sektori.
Ministri u është pwrgjigjur edhe pyetjeve të personelit shëndetësor dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë me punë të suksesshme, duke u zotuar se reforma në shëndetësi ka mbështetjen edhe të partnerëve ndërkombëtarë dhe si e tillë ajo nuk guxon të dështojë.