Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani bisedoi me kryetarin e Pejës për shëndetësinë e kësaj komune

 Prishtinë, 10.02.2014

 

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot kryetarin e Pejës z. Gazmend Muhaxherin të shoqëruar nga Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Petrit Loci.

 

Ministri Agani i informoj mysafirët për reformat që po bëhen në shëndetësi, të cilat për qëllim final kanë sigurimin e shërbimeve shëndetësore sa më të mira për qytetarët e vendit. Në takim u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe ofrimit të ndihmës në sektorin shëndetësor me projekte kapitale dhe staf profesoional nga MSh-ja për Kujdesin Parësor Shëndetësor në komunën e Pejës, dhe koordinimin e punëve midis tre niveleve të kujdesit shëndetësor.

 

Ministri Agani u njoftua nga Kryetari i Pejës Muhaxheri dhe drejtori Loci, për gjendjen në shëndetësinë e Pejës dhe nevojat e saj për ndihmë nga niveli qendror në përparimin e kujdesit shëndetësor në këtë komunë.