Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani bisedon me një delegacion nga Turqia për partneritetin në shëndetësi

Ministri Agani ka falënderuar Qeverinë e Turqisë për bashkëpunimin shumë të mirë deri tani me MSh-në, trajtimin e njëqind pacientëve kosovarë falas sipas Marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy ministrive, ndihmën në aspektet e tjera shëndetësore, por edhe ndihmën që Turqia po i jep Kosovës edhe ne agjendën politike.
Ai ka theksuar se në kuadër të partneritetit publiko-privat bashkëpunimi midis Kosovës e Turqisë në shëndetësi do të mund të intensifikohet në të ardhmen, bazuar në rregullativën ligjore që ka krijuar Qeveria e Kosovës dhe se fushë e bashkëpunimit të suksesshëm mund të jetë edhe turizmi shëndetësor.
Deputeti në Parlamentin e Turqisë, Rifat Sait, ka  shprehur interesimin për fushat konkrete të investimeve në shëndetësinë kosovare si dhe ka theksuar se Turqia do të vazhdojë të mbështes Kosovën edhe në fushën e lobimit për sa më shumë njohje të pavarësisë së saj.
Në takim janë biseduar edhe tema të tjera me interes në kuadër të forcimit të bashkëpunimit midis Turqisë e Kosovës.