Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani bisedon për bashkëpunimin në shëndetësi me delegacione nga Turqia e Suedia

Po gjatë ditës së sotme, Ministri Agani ka pritur edhe një delegacion të Qendrës për Katastrofat Mjekësore (Center for Disaster Medicine) nga Linkopongu i Suedisë, në përbërje të cilit ishin ekspertët Ake Bjorn, Tore Vikstrom dhe Thomas Larsson, të cilët kanë prezantuar në MSh funksionimin e sistemit të emergjencave në Suedi në jetën e përditshme dhe në situata të jashtëzakonshme, funksionimin e komandës dhe kontrollit të sistemit dhe menaxhimin e situatave emergjente në këtë shtet.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe anëtarët e Grupit punues për hartimin e Strategjisë për Shërbimet Emergjente në Kosovë, të cilët në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve të Suedisë, Zyrën e OBSH-së në Kosovë, po zhvillojnë aktivitete në drejtim të përzgjedhjes së modelit më të përshtatshëm për hartimin e kësaj strategjie të Shërbimeve Emergjente në Kosovë.

Ministri Agani ka falënderuar  partnerët suedezë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësinë që u është dhënë ekspertëve kosovarë që të shohin përvojat në Linkoping lidhur me shërbimet emergjente mjekësore dhe ka shprehur përkushtimin e MSh-së që ky proces i bashkëpunimit të vazhdojë drejt përfshirjes së përvojave suedeze në ngritjen e cilësisë së Shërbimeve Emergjente Mjekësore në Kosovë.