Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani bisedon për shëndetësinë me Kryetarin e Komunës së Kamenicës

Ministri Agani bisedon për shëndetësinë me Kryetarin e Komunës së Kamenicës

Prishtinë, 28.04.2014.

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot Kryetarin e Komunës së Kamenicës Begzat Sinani, me të cilin bisedua për nevojat e kësaj komune në sektorin e shëndetësisë.

Ministri Agani i premtoi Kryetarit Sinani, se do të angazhohet maksimalisht në shfrytëzimin e opsioneve të mundshme, për t’i dalë në ndihmë kësaj komune me nevojat që kanë në shëndetësi.

Ndër të tjera Ministri Agani tha se “është e rëndësishme që Komuna të gjejë mënyrën më të mirë që të plotësoj nevojat e qytetarëve edhe për gjashtë mujorin e dytë të këtij viti, ngase me hyrjen në fuqi të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore dhe krijimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, do të krijohen kushtet për punësime të reja që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në afrimin e shërbimeve shëndetësore më cilësore për qytetarët e vendit.”

Në takim u bisedua edhe për Ligjin e Kontrollit të Duhanit, për të cilin Kryetari Sinani, tha se në Komunën të cilën ai e drejton, është punuar mjaft për të respektuar këtë Ligj por, mbetet të bëhet ende në këtë drejtim.