Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani dhe Ambasadori Giffoni pajtohen për intensifikimin e bashkëpunimit Itali-Kosovë në shëndetësi

Në pajtim me këtë Marrëveshje, gjatë vitit 2011, Qeveria italiane do ta ndihmojë MSh-në me projektin në vlerë prej 1.157.000 eurove në lëmin e ngritjes së kualitetit të shërbimeve shëndetësore, luftimin e infeksioneve intrahospitalore, përmirësimin e sistemit të referimeve të pacientëve në tre nivelet e kujdesit shëndetësor dhe përmirësimin e furnizimit me barna të Listës Esenciale.

Ministri Agani e ka falënderuar Ambasadorin Giffoni për kontributin e jashtëzakonshëm të Qeverisë italiane për Kosovën, në veçanti për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës së Kosovës.

Ministri Agani i ka pretuar bashkëpunim të mëtejme dhe afatgjatë Ambasadorit italian, mbështetur në Marrëveshjen e bashkëpunimit.