Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani dhe Drejtori i Bankës Botërore në Kosovë, Jan Polters, diskutuan për reformat në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, ka pritur në takim drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Jan Peter Olters.
Ministri Agani, duke i dëshiruar sukses me rastin e fillimit të detyrës si Drejtor i Bankës Botërore për Kosovën e ka falënderuar z. Polters për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Banka Botërore i ka dhënë Ministrisë së Shëndetësisë në procesin e përgatitjes së Kornizës ligjore për reformat përmbajtësore në sektorin e shëndetësisë dhe shprehu gatishmërinë e tij për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në implementinin e këtyre reformave.
Drejtori Polters theksoi ndërkaq, gatishmërinë e Bankës Botërore për avancimin e mirëqenies shëndetësore të qytetarëve të Kosovës si dhe mbështetjen e përpjekjeve reformuese të Ministrisë së Shëndetësisë në këtë drejtim.
Gjatë takimit, Ministri Agani, i parashtroi edhe prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, të bazuara në Strategjinë Sektoriale Shëndetësore 2010-2014, të cilat mund të jenë pjesë e Strategjisë së bankës Botërore për mbështetjen e Kosovës, që është në përgatitje e sipër.