Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani dhe Kryesuesi i KGJK-së bisedojnë për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit

Prishtinë, 24 dhjetor 2014

 

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani u prit sot në një takim nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci, me të cilin biseduan për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

 

Në këtë takim, në të cilin u vlerësua lart përgjigja dhe vullneti i qytetarëve për të respektuar këtë ligj që mbron shëndetin publik, u diskutua për fuqizimin e aktiviteteve në mes të institucioneve, me qëllim që zbatimi i  ligjit të fuqizohet.

 

Ministri Agani kërkoi nga Kryesuesi i KGJK-së që gjykatat t’i procedojnë dhe trajtojnë në afate sa më të shpejta lëndët, të cilat janë proceduar në gjykata nga inspektoratet e ndryshme ndaj shkelësve të ligjit.

 

Nga ana e tij Kryesuesi i KGJK-së, z. Enver Peci tha se gjykatat do ta bëjnë një gjë të tillë dhe shumë shpejt, lëndët e dërguara në gjykata do të marrin përgjigjen dhe shkelësit e ligjit do të dënohen, ashtu sikur e parasheh Ligji për Kontrollin e Duhanit.