Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani dhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu paralajmërojnë fillimin e ndërtimit të Spitalit të Ferizajt

Ministri i Shëndetësisë Agani ka theksuar në këtë takim se Ferizaj e meriton një spital të ri me cilësi të shërbimeve shëndetësore dhe në këtë drejtim, ai tha se Ministria e Shëndetësisë përkrah nisjen e ndërtimit të spitalit, i cili do të ngrihet më fonde të Ministrisë së Shëndetësisë, të komunës së Ferizajt dhe të donatorëve.

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu e ka mirëpritur dhënien e sinjalit të gjelbër nga Ministria që të niset me përgatitjet për ndërtimin e këtij spitali dhe bëri të ditur se komuna e Ferizajt ka ndarë një lokacion për këtë qëllim.

Në këtë takim u dakordua që të ketë një mobilizim të mirë të Ministrisë dhe autoriteteve lokale të komunës së Ferizajt, që bashkë me donatorët, të bëhen përgatitjet që themeli i spitalit të Ferizajt të vihet në shtator.

Ministri Agani, i ka uruar gjithashtu qytetarët e Ferizajt për festën e çlirimit të kësaj komune dhe në këtë takim, ku kanë marrë pjesë edhe drejtorët e institucioneve lokale shëndetësore dhe deputeti i kësaj komune në Kuvendin e Kosovës, Ilmi Reçica, është biseduar edhe për reformën shëndetësore që ka filluar në vend, e cila është mirëpritur.