Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani dhe Kryetari i Mitrovicës bisedojnë për shëndetësinë në këtë komunë

Ministri Agani tha se është siguruar shtimi i numrit të punëtorëve dhe mjeteve buxhetore për investime kapitale për shëndetësinë në këtë komunë, ndonëse jo në masën e kërkuar dhe u dha zotimi se çështja e Spitalit të Mitrovicës, do të jetë prioritet për MSh-në edhe më 2011, duke pasuar parasysh faktin se shërbimet e Kujdesit Dytësor Shëndetësor në Mitrovicë, kanë qenë shumë të goditura nga zhvillimet politike në vend.
Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, e ka falënderuar Ministrin Agani për interesimin e tij për shëndetësinë në komunën e Mitrovicës dhe u arrit pajtimi për punë të përbashkët për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për Mitrovicën.

Takim edhe me Shoqatën e Minatorëve

Ministri i Shëndetësisë dr. Ferid Agani takoi sot edhe drejtuesit e Shoqatës së Minatorëve të Kosovës, të cilët e uruan atë për detyrën e Ministrit.
Në këtë takim u bisedua për vështirësitë e shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore nga ana e minatorëve dhe familjeve të tyre.
Ministri Agani është zotua se do të angazhohet që anëtarët e Shoqatës së Minatorëve do ta gëzojnë respektin e duhur me rastin e shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore.