Ministri Agani iu drejtua auditoriumit të gjerë të Fakultetit të Mjekësisë Geisel me ligjëratën: “ Zhvillimi i reformave shëndetësore në vendin e dalë nga lufta”.
Konkretisht, Ministri Agani ka elaboruar konstituimin dhe realizimin e reformave në shërbimet e shëndetit mendor në Kosovë, ligjëratë kjo që përcoll me shumë vëmendje dhe u pasua me numër të madh të pyetjeve nga publiku i gjerë, studentët dhe mësimdhënësit e fakultetit.
Ministri Agani u është i është drejtuar audiencës në auditoriumin “Dickey Center for International Understanding”, ku kohë më parë një auditoriumi të gjerë i ishte drejtuar edhe presidentja Atifete Jahjaga, gjatë vizitës së saj në Institutin Dartmouth.