Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani flet në Uashington në takimin për partneritetin global për shëndetin e nënës dhe fëmijës

Në takim morrën pjesë zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe Qeverisë të SHBA-së, USAID-it, OBSH-së, IFRC, NIH, ministra të shëndetësisë të vendeve të ndryshme, përfaqësues të OJQ-ve dhe kompanive të mëdha private që investojnë në shendetin e nënave dhe fëmijëve.

Ministri Agani prezantoi përparimet e shëndetësisë së Kosovës në përmirësimin e shëndetit të gruas dhe fëmijes në Kosovë, duke prezantuar indikatorët vital shëndetësor.

Per ta arritur këtë, tha Ministri, do të përdoren veprime afatshkurtëra që adresojnë problemet drejtperdrejte dhe veprime afatmesme e afatgjata që mbështeten në reformën e sistemit shëndetësore, themelimin e Sigurimeve shëndetësore, Shërbimit Kombëtar shëndetësor, Odës së profesionistëve dhe intervenimeve tjera sistemore që sigurojne rrezultate të qëndrueshme.

Ai shprehu edhe zotimin e tij dhe të Ministrisë së Shëndetësisë që të vazhdohet me  angazhimet dhe partneritetin me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare për shëndet më të mirë, veçanërisht për gratë dhe fëmijët në Kosovë.