Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani gjatë vizitës së tij në SHBA,zhvilloi takim pune me Znj.Jane Armitage, Drejtore dhe Kordinatore Regjionale për Evropë dhe regjionin e Azisë Qendrore, në selinë e Bankës Botërore në Washington

Gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA, Ministri i Shëndetësisë Dr. Ferid Agani sot zhvilloi takim pune me Znj. Jane Armitage, Drejtore dhe Koordinatore Regjionale për Evropë dhe regjionin e Azisë  Qendrore, në selinë e Bankës Botërore në Washington DC, SHBA, me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit Ministri Agani e njoftoi zonjën Armitage për aktivitetet përgatitore të cilat është duke i bërë Ministria e Shëndetësisë për fillimin e reformës përmbajtësore në sektorin e shëndetësisë kosovare dhe e falenderoi atë dhe ekipin e Bankës Botërore për mbështetjen e dhënë gjatë elaborimit të projektligjit për shëndetësi dhe projektligjit për sigurime shëndetësore të cilët paraqesin shtyllat kryesore të këtij procesi. Znj. Armitage shprehi gatishmërin e plotë që të vazhdohet bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë në këtë drejtim dhe premtoi mbështetjen e Bankës Botërore në proceset e mëtutjeshme reformuese të shëndetësisë Kosovare.

Gjatë takimit u shqyrtuan modalitetet e ndryshme të këtijë bashkëpunimi si dhe mundësia e vizitës së shpejtë të ekspertit të Bankës Botërore në Kosovë në funksion të përmbylljes sa më të suksesshme të punës në pakon reformuese legjislative dhe planifikimit të aktiviteteve të përbashkëta për zbatimin e saj.