Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani merr pjesë në Konferencën për reformat në financimin e shëndetësisë në Tiranë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, udhëtoi sot në Tiranë me ftesë të homologut të tij, Ministrit Petrit Vasili, për të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare : “Sistemi shëndetësor, reformat në financim, përmirësimi i efiçencës dhe cilësisë së shërbimit- Eksperienca rajonale e ndërkombëtare”, që nesër i zhvillon punimet në Tiranë.
Kjo konferencë e organizuar nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” – Aula Magna, do të trajtojë tema që lidhen me reformat në sistemet e financimeve shëndetësore, fuqizimin e kapaciteteve menaxheriale, futjen e sistemit DRG në sistemin shëndetësor kombëtar, etj.
Në këtë konferencë, Ministri Agani do të flasë për reformat në financim, si pjesë e reformës gjithëpërfshirëse të sistemit shëndetësor.