Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani mori pjesë në aktivitetet e dhurimit të gjakut nga studentë të UP-së

Ministri Agani i ka përgëzuar studentët të cilët iu përgjigjen pozitivisht aksionit duke dhuruar vullnetarisht gjak, duke vlerësuar se kjo është një iniciativë e shkëlqyeshme e një rinie të shëndoshë, e cila tregon për vlerat humanitare të rinjve kosovarë, duke ndihmuar kështu pacientët në nevojë.
Në këtë aktivitet ku i pranishëm ka qenë edhe drejtori i QKTGJ, dr. Hysen Sadriu, Ministri ka premtuar se qendra do të mbështetet nga Ministria për krijimin e kushteve sa më të mira për grumbullimin e sasive të nevojshme të gjakut, derisa theksoi se aksionet e dhurimit të gjakut janë të rëndësisë së veçantë dhe në aksione të tilla është shumë i rëndësishëm edhe kontributi i organizatave të shoqërisë civile.
Në këtë aksion, Ministri ishte i shoqëruar edhe nga e bija e tij, Natyra Agani, e cila ishte në mesin e atyre që sot dhuruan gjak.