Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani mori pjesë në inaugurimin e Programit të Doktoratës të Universitetit Clemson nga SHBA në Shqipëri

Krahas autoriteteve politike dhe akademike, në inaugurim mori pjesë edhe Ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Shqipërisë, z. Aleksandër Arvizu  dhe Zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, Nora Malaj.
Në fjalën e tij, Ministri Agani që ishte ndër ideatorët dhe bartësit e këtij projekti, theksoi rëndësinë e fillimit të bashkëpunimit superior akademik ndërmjet universiteteve të SHBA dhe universiteteve në hapësirat shqiptare për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet SHBA, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si dhe paralajmëroi fillimin e programit të ngjashëm të studimeve të doktoratës në bashkëpunim me institucionet universitare të Republikës së Kosovës.