Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani: MSh në vlugun e reformës legjislative shëndetësore

Në këto vizita, në të cilat kanë marrë pjesë edhe anëtar nga Grupi punues për hartimin  e Projektligjit  për Odat Mjekësore është elaboruar ky projektligj, i cili ditë më parë është miratuar në Qeverinë e Kosovës, së bashku me Projektligjin për Kontrollin e Duhanit, derisa Projektligji për Shëndetësisë është miratuar pas shqyrtimit të parë në Kuvendin e Kosovës dhe pritet të shpejt të dal edhe në shqyrtimin e dytë për miratim në Kuvend.

Ministri Agani i ka njoftuar punonjësit e këtyre spitaleve se MSh është në vlugun e reformës shëndetësore, duke marrë parasysh se në krahas tre projektligjeve të përmendura më lart në procedurë janë edhe katër projektligj të tjera (Projektligji për Sigurime Shëndetësore që është hartuar dhe pret momentin për procedim të mëtejmë, Projektligji për Pajisje dhe Produkte mjekësore dhe Projektligji për transplantimin e organeve, Projektligji për transplantimin e indeve dhe qelizave), të cilat paraqesin bazën e reformës në shëndetësinë kosovare.

Projektligjin për shëndetësi parasheh një organizim mw funksional të sistemit shëndetësor përmes krijimit të Shërbimit Shëndetësor të Republikës së Kosovës, kurse me Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore, parashihet reformimi i sistemit të financimit shëndetësor”, tha Ministri Agani, duke theksuar se që të dy këto ligje janë dakorduar plotësisht me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe ato do të miratohen njëri pas tjetrit për ta zhvilluar reformën në shëndetësi.

”Projektligji për Shëndetësi, e dini që ka kaluar në shqyrtimin e parë në Kuvendin e Kosovës dhe ky projektligj, duhet të miratohet edhe në shqyrtimin e dytë, sepse ai paraqet bazën e çdo ndryshimi në shëndetësi”, tha Ministri.

Ministri Agani gjatë bashkëbisedimit me punonjësit e Spitalit të Prizrenit dhe të Gjakovës ka elaboruar shumë aspekte të Projektligjit të Shëndetësisë, e po ashtu edhe të Projektligjit për Odat profesionale shëndetësore në Kosovë, si institucione, të cilat , pas miratimit të ligjit në Kuvend, do të marrin shumë përgjegjësi, si për regjistrimin, licencimin e mjekëve, procesin e specializimit dhe edukimit të vazhduar profesional, etj., të cilat , ministri tha se aktualisht janë punë që kryhen nga Ministria, e të cilat do t’u kalohen odave.

Kryetari i Grupit punues për Projektligjin e Odave, Hysni Bajrami ka theksuar se ky projektligj parashikon krijimin e Odës së Mjekëve, Odës së Stomatologëve, Odës së Farmacistëve dhe Odës së Infermierëve dhe teknikëve mjekësor.

“Ne presim që ky projektligj që është brenda mjedisit kushtetues në Kosovë, të miratohet gjatë këtij viti edhe në Kuvend dhe në pranverën e vitit të tjetër, ta kemi përmbyllur procesin e krijimit të odave”, tha ai.

Ekspertët nga Odat Federale të Mjekëve të Gjermanisë, dr. Ramin Parsa Parsi dhe z. Domen Podnar dhe dr. Sali Berisha,  kanë vlerësuar procesin e hartimit të projektligjit për Odat Mjekësore në Kosovë dhe kanë ofruar mbështetjen që komuniteti mjekësor në Kosovë përmes odave që do të krijohen, të përfshihet në procesin e integrimit të odave të mjekëve nga shtetet e Evropës Juglindore në Odat e Mjekëve në Evropë, derisa kanë theksuar se Odat Federale e mjekëve në Gjermani numrin 430.000 anëtarë

“odat, do t’i ndihmojnë vet mjekëve dhe përfaqësuesve të tjerë që ta organizojnë punën e tyre dhe ne besojmë se kjo mund të bëhet më së miri edhe nga vet komuniteti mjekësor në Kosovë”, tha Parsi.

Në proces të mbështetjes së reformave, Ministri Agani ka kërkuar që procesi i reformës të mbështet pa rezervë nga të gjithë, sepse reforma ka për qëllim krijimin e një sistemi që do të krijojë një realitet krejt tjetër dhe shumë më të favorshëm si për profesionistët shëndetësor, si ofrues të shërbimeve, ashtu edhe për qytetarët si shfrytëzues të këtyre shërbimeve shëndetësore.

Një elaborim i Projektligjit për odat është bërë edhe në Spitalin Rajonal të Pejës, në të cilin kanë marrë pjesë zyrtarë të MSH-së dhe përfaqësuesit e Odave të Mjekëve nga Gjermani, derisa sot paradite, ky delegacion, bashkë me Ministrin Agani kanë zhvilluar një vizitë në spitalin fushor në kampin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it gjerman në Prizren.

Nesër ndërkaq, Projektligji për odat do të elaborohet në një takim në mëngjes me punonjës të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në një konferencë që do të mbahet paradite në hotelin Sirius në Prishtinë.