Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani dhe drejtori ekzekutiv i OJQ vendore CDF-Prishtinë, zonj.Nermin Mahmuti, nënshkruan sot Memorandumin e mirwkuptimit midis Ministrisë dhe CDF-Prishtinë.
Memorandumi ka për qëllim të vendosë një bashkëpunim të nirëfilltë midis MSH dhe CDF për vazhdimësinë e zbatimit të programit për HIV/AIDS të raundit të shtatë të Fondit Global që lufton HIV/AIDS, tuberkulozin dhe malarien.
Gjithashtu është nënshkruar edhe Memorandumi i mirwkuptimit në mes të MSH dhe CDF-Prishtinë lidhur me vazhdimësinë e zbatimit të programit për Tuberkuloz të raundit të nëntë të Fondit Global që lufton HIV/AIDS, tuberkulozin dhe malarien.
Ministri Agani premtoi për një mbështetje të plotë të MSH për realizimin e mirëfilltë të këtyre dy projekteve si dhe në të ardhmen theksoi se do të thellohet bashkëpunimi i MSH me Fondin Global.
Drejtori ekzekutiv i CDF-Prishtinë zonj.Nermin Mahmuti, theksoi se CDF-Prishtinë është nominuar për marrës kryesor të fondeve për HIV/AIDS raundi i shtatë dhe për TB raundi i nëntë nga Fondi Global. CDF ëshët një OJQ vendore e cila në vazhdimësi ka përkrahur programet dhe aktivitetet të cilat kanë qenë të lidhura edhe me përkrahjet e programeve dhe reformave nga ana e institucioneve.