Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani nënshkroi në Uashington Deklaratën: “Zotimi për mbijetesë të fëmijëve- Premtim i ripërtërirë

Forumi u përshëndet nga shume shtetas të lartë, nga Sekretarja e Shtetit, Znj. Hillary Clinton, Administratori i USAID Z. Rajiv Shah, Drejtori ekzekutiv i UNICEF-it Z. Antony Lake, ministra të shume shteteve, përfaqësues të institucioneve akademike dhe shoqërisë civile.
 
Qëllimi i Forumit ishte që të zhvilloj dhe të zgjeroj partneritetin global për te ulur vdekshmërinë e fëmijëve si një ndër Qëllimet Zhvillimore kryesore të Mileniumit të Kombeve te Bashkuara.
 
Ne kuadër te aktiviteteve te këtij Forumi, Ministri Agani morri pjese në “Mëngjesin Ministror” të ftuar nga UNICEF-i dhe OBSH.
Ky takim mblodhi Ministrat e shëndetësisë të mbi 80 shteteve të botës të cilët u dakorduan dhe nënshkruan Deklaratën: "Zotimi për mbijetesë të fëmijëve: Premtim i ripërtërirë".
 
Deklarata ri-përsërit zotimin e shteteve që të përkrahin lëvizjen globale për të ndalur vdekjet e fëmijëve nga shkaqet që mund të parandalohen.
Ministrat e mbi 80 shteteve u zotuan se përmes veprimeve në nivel kombëtar dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, do të veprojnë për të përshpejtuar progresin e arritur për mbijetesën e foshnjave, fëmijëve dhe grave dhe për t`i ofruar të gjithë fëmijëve fillimin më të mire të mundshëm të jetës.
 
Forumi u mbajt ne Universitetin e Georgetown në Uashington DC.
 
Pjesëmarrja e Ministrit Agani në SHBA u mbështet nga USAID dhe AIHA – Aleanca Amerikane për shëndet ndërkombëtar.

Gjatë kësaj vizite në SHBA, ndër të tjera,  Ministri Agani u takua me zyrtaren e lartë të USAID-it, Znj. Paige Alexander.
 
Ministri Agani falënderoi USAID-in, Qeverinë e SHBA-ve dhe popullin amerikan për përkrahjen e madhe dhe te vazhdueshme për popullin e Kosoves dhe veçanërisht për përkrahjen e shëndetësisë Kosovës.
 
Ministri Agani prezantoi të arriturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të sistemit shëndetësor të Kosoves dhe partneritetin në rritje me organizatat ndërkombëtare. Ministri Agani ftoi USAID-in që të vazhdojë përkrahjen e agjendës për reformimin e sistemit shëndetësor të Kosovës që ka për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të statusit shëndetësor të popullatës së Kosovës.
 Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Dr. Lulzim Çela, Drejtor i Zyrës se AIHA-s për Kosovë.