Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani njofton Ambasadorin britanik Cliff për reformat e filluara në shëndetësi

 

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, priti sot në një takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cameron Cliff, nga i cili ka marrë përgëzime për detyrën në krye të MSh-së.
Ambasadori Cliff është interesuar për gjendjen në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.
Ministri Ferid Agani e ka informuar Ambasadorin për projektet reformuese që kanë filluar, për sfidat e këtij procesi dhe shprehu kënaqësinë për interesimin e Qeverisë britanike për t’i ndihmuar këto procese.
Theks i veçantë në këtë takim iu kushtua nevojës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sektorin e shëndetësisë, veçanërisht në shkëmbimin e përvojave  përkitazi me funksionimin e sistemit publik të shëndetësisë si ndërmarrje shtetërore, që parashihet edhe në planet reformuese të Qeverisë së Kosovës.
Për këtë qëllim, në takim Ministri Agani dhe Ambasadori Cliff, u dakorduan edhe për një vizitë të mundshme të një delegacioni të Ministrisë së Shëndetësisë në Britaninë e Madhe.