Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani njofton me reformën shëndetësore stafin e Klinikës Psikiatrike

Prishtinë, 21 maj 2014

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani me bashkëpunëtorë, vizitoi sot Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ministri Agani pas informimit nga drejtoresha e Klinikës së Psikiatrisë, dr. Valdete Alidema- Serreçi, për gjendjen aktuale dhe punën e përkushtuar  dhe profesionale të stafit në këtë klinikë, siguroj se janë duke u vendosur themele të shëndosha për të ardhmen e shëndetësisë kosovare.

“Reforma shëndetësor e cila veç ka filluar të zbatohet, do të jetë në shërbim të ngritjes së kualitetit të shërbimeve shëndetësore dhe fuqizimit edhe të kuadrove profesionale në shëndetësi”, tha Agani.

Ministria e Shëndetësisë, shtoi  ministri Agani, është zotuar se do të vazhdojë të mbështesë Klinikën e Psikiatrisë me ndërtimin e Institutit të sëmundjeve të varësisë.

Vizita në Klinikën e Psikiatrisë u bë në vazhdën e vizitave të klinikave që për qëllim kanë njoftimin e stafit udhëheqës dhe atij mjekësor për reformën shëndetësore që po ndodh në vend, me qëllim të zbatimit sa më të mirë të kësaj reforme që synim final ka përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor adekuat për qytetarët e vendit.