Komunikatë për media
Ministri Agani për vizitë në Turqi
Ministri i Shëndetësisë po merr pjesë në “International Diabetes Leadership Forum-Turkey 2013”, ku të pranishmëve iu drejtun edhe ish- presidenti i SHBA-së, Bill Klinton dhe ish -Sekretari Gjeneral i OKB-së, Kofi Annan.
Stamboll, 16 nëntor 2013
Me ftesë të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Turqisë Z. Faruk Celik, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, po merr pjesë në “International Diabetes Leadership Forum-Turkey 2013”.
Takimi i sivjetmë i International Diabetes Leadership Forum po shqyrton rolin e politikëbërjes në menagjimin dhe parandalimin e Diabetit, duke nxjerr në pah ngritjen e vetëdijes rreth ngarkesës që po i bënë Diabeti sistemeve shëndetësore të vendeve në zhvillim.
Me fjalimet e tyre pjesëmarrësëve të profileve të ndryshme nga ato shtetërore deri tek shoqëria civile si nacionale ashtu edhe ndërkombëtare, iu drejtun edhe ish- presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Z. Bill Klinton dhe ish -Sekretari Gjeneral i Kombeve te Bashkuara Z. Kofi Annan.
Në takim po merr pjesë edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rasiq.