Gjatë vizitës disa ditore në SHBA, Ministri Agani do të marr pjesë në forume dhe takime të ndryshme që ndërlidhen me përpjekjet e shteteve të ndryshme për të siguruar qasjen adekuate për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës, ndërsa në njërin nga këto forume do të prezantojnë edhe nivelet e larta të politikës amerikane dhe botërore, si Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, Sekretarja Amerikane e Shtetit HiIlari Klinton si dhe ministra dhe personalitete të larta të vendeve pjesëmarrëse.
Gjatë ditës së sotme, Ministri Agani do të marr pjesë në forumin e organizuar nga USAID-i në Universitetin Georgetown, në të cilin auditoriumit do t’i drejtohet edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe në të cilin do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Komandanti i Komandës së NATO-s për Evropë, Admirali James Stavridis dhe zyrtarë të lartë të USAID-it.
Gjatë këtyre forumeve do të trajtohen qasjet e reja për parandalimin e vdekjeve të nënave dhe fëmijëve, por edhe aspekte të tjera që lidhen me zhvillimin ndërkombëtar, sigurinë në shekullin e XXI-të, sfidat, diplomacinë, etj.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Ministri Ferid Agani do të ketë takime të rëndësishme përveç me zyrtarë të USAID-it e AIHA-s edhe me zyrtarë të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë , të UNICEF-it, Universitetit të Dartmouthit dhe zyrtarë të tjerë nga vendet të ndryshme të botës.