Me këtë rast Ministri Agani falënderoi profesionistët shëndetësor të RF të Gjermanisë për mbështetjen e madhe që populli dhe Qeveria Gjermane e kanë dhënë dhe po e japin në ndërtimin e shtetit të Kosovës, dhe në veçanti kontributin që janë duke e dhënë profesionistët gjermanë në avancimin e shëndetësisë kosovare.
Gjatë vizitës në Gjermani, Ministri Agani u takua me Kryetarin e Asociacionit Botëror Mjekësor, dr. Wonchat Subhachaturas, Kryetarin e ardhshëm të këtij Asociacioni eminent Dr. José Luiz Gomes do Amaral, si dhe me Peter Carmel, kryetar i zgjedhur i Asociacionit Amerikan Mjekësor, të cilët i informoi për themelimin e shpejtë të Odës së Profesionistëve Shëndetësorë të Kosovës, si dhe e paralajmëroi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Asociacionin Botëror Mjekësor.