Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani po merr pjesë në Kongresin rajonal të shëndetit mendor në Athinë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Dr. Ferid Agani po merr pjesë në Kongresin rajonal të rehabilitimit psikosocial të organizuar nga Asociacioni Botëror i Rehabilitimit Psikosocial që mbahet në Athinë të Greqisë më 30 dhe 31 mars 2012.

Ministri Agani i njoftoi të pranishmit me të arriturat e shëndetësisë kosovare në zhvillimin e shërbimeve të shëndetit mendor në komunitet të përqendruara në fuqitë përballuese të familjes.

Gjatë Kongresit do të mbahet edhe sesion i veçantë për trajtimin e pasojave në rrafshin e shëndetit mendor dhe rehabilitimit psikosocial si pasojë e krizës së thellë financiare, sociale, kulturore dhe etike në Evropë, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e shteteve të Evropës Juglindore, me qëllim të themelimit të rrjetës së bashkëpunimit në këtë lëmi.