Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani po merr pjesë në Seminarin Global të Salzburgut

Ministri Agani po merr pjesë në Seminarin Global të Salzburgut

Gjatë prezantimit të tij Ministri Agani i informoi pjesëmarrësit për synimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës që reformën e sapo nisur të sistemit shëndetësor të vendit ta mbështes në të dhëna të argumentuara shkencore dhe projekte inovative të dëshmuara në shtetet e tjera,  të cilat mbështeten në pjesëmarrjen sa më të gjerë bashkëpunuese të qytetarëve dhe të profesionistëve shëndetësorë.

Prishtinë 11 dhjetor 2013

Me ftesën e Institutit të Bankës Botërore në Washington DC dhe Kolegjit të Dartmouthit në Hanover, Neë Hampshire, SHBA, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Prof. Dr Ferid Agani po merr pjesë në sesionin e 507 të Seminarit Global të Salzburgut që mbahet në Salzburg të Austrisë prej 8 – 13 dhjetor 2013 me temën: Mbulimi Univerzal me Kujdes Shëndetësor.

Gjatë seminarit, Ministri Agani prezantoi në sesionin mbi mësimet që reformatorët e shërbimeve shëndetësore në shtetet me të hyra të ulëta dhe të mesme mund t’i nxjerrin nga problemet e sistemeve shëndetësore në shtetet me të hyra të larta.

Gjatë prezantimit Ministri Agani i informoi pjesëmarrësit e seminarit për synimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës që reformën e sapo nisur të sistemit shëndetësor të vendit ta mbështes në të dhëna të argumentuara shkencore dhe projekte inovative të dëshmuara në shtetet e tjera,  të cilat mbështeten në pjesëmarrjen sa më të gjerë bashkëpunuese të qytetarëve dhe të profesionistëve shëndetësorë.

Në Seminarin tradicional ndërkombëtar që organizohet për çdo vit në Salzburg që nga viti 1947, sivjet marrin pjesë zyrtarët shtetëror dhe shëndetësor të njëzet shteteve.

Prezantimi i Ministrit Agani u mirëprit nga pjesëmarrësit si dhe organizatorët e tubimit duke u vlerësuar si indikator real i mundësisë që Kosova të merr rolin udhëheqës në rajon përkitazi me organizimin e shërbimeve bashkëkohore shëndetësore të bazuara në parimin e të drejtës në shëndet si e drejtë themelore e njeriut si dhe në parimin e pjesëmarrjes sa më të gjerë, aktive dhe kuptim-plote të qytetarëve në organizimin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore.