Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë

Në këtë drejtim Ministri Agani ka marrë mbështetjen e Rendit O.S.J. Malta për të nisur një numër të madh kontaktesh të drejtuesve shëndetësor të rajonit në mënyrë që të ketë projekte bashkëpunimi  dhe konventa për trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve  të ndryshme që aktualisht nuk mund të trajtohen në tërësi në Kosovë, si dhe programimi i kurseve të formimit profesional për stafin mjekësor  dhe infermierik të Republikës së Kosovës.
Gjatë vizitës së tij Ministri Agani u takua me Ministrin e Shëndetësisë për Rajonin e Sicilisë, Dr. Massimo Russo, kryetarët e komunave Patti dhe Rocca di Kaprileone, si edhe me rektorin e Universitetit të Mesinës Prof. Francesco Tomasello.
Gjithashtu, Ministri Agani pati një takim edhe në institutin ISMETT në Palermo, Qendrën e ekselencës mjekësore të rajonit të Sicilisë, të akredituar në nivel ndërkombëtar,  ku u prit nga Dr. Bruno Gridelli, drejtor i përgjithshëm i këtij institucioni, si dhe në Institutin për Kardiokirurgjinë pediatrike .
Në mes të tjerash Ministri Agani ka vizituar edhe strukturën e ekselencës Cittadella dell’ Oasi në Troina ku gjendet qendra e mirënjohur e formësimit profesional për persona me aftësi të kufizuara si dhe Instituti për sëmundje involutive të trurit dhe çrregullimet  zhvillimore të fëmijëve dhe të rinjve.
 Gjatë këtyre vizitave u shqyrtuan mundësitë  konkrete të bashkëpunimit në këto lëmi deficitare të shëndetësisë kosovare.