Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani po zhvillon vizitë zyrtare në SHBA

alt

 

 

 

alt

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani është duke zhvilluar vizitë zyrtare në SHBA me ftesën e Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të Programit të Partneritetit Ndërshtetëror me shtetin Iowa.
Gjatë ditës së djeshme Ministri Agani realizoi takime në laboratorët shtetërore për kontrollin e ujit, ushqimit dhe mjedisit,  si dhe u njoftua me programin e ekzaminimeve sistematike kontrolluese të të porsalindurve si dhe punën e Departamentit të ekzaminimeve mjeko-ligjore.
Në vazhdim të vizitës së tij Ministri Agani do të vizitojë Departamentin e Shëndetit Publik , Spitalin Mersy West Lake, Universitetin Shtetëror të Iowa-s, si dhe si pjesë e delegacionit të Qeverisë së Kosovës do të pritet në takim zyrtar me Governatorin e shtetit Iowa Terry Branstad.