Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani priti Ambasadoren e Francës Marsye Daviet

Prishtinë, 08 prill 2014

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot në takim Ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë Marsye Daviet, me të cilën biseduan për reformën në shëndetësinë kosovare.

Ministri Agani e njoftoi Ambasadoren Daviet, për punën e tij si ministër gjatë këtyre tri viteve, duke vlerësuar se kontributi i tij është shpërblyer me fillimin e implementimit të ligjeve bazike të reformës shëndetësore.

“Reforma do të jetë e dukshme gjatë shërbimeve shëndetësore tek pacientët por, do të ndjehet edhe te profesionistët shëndetësorë, ngase ata do të jenë më të vlerësuar në çdo aspekt, kjo pa dyshim se do të ndodhë me hyrjen në fuqi të ligjit të sigurimeve që është një nga shtyllat kyçe të përmirësimit të gjendjes së përgjithshme shëndetësore në Kosovë” theksoi ministri Agani

Në takim u fol edhe për mundësin e bashkëpunimit, në trajtimin e pacientëve kosovarë në Republikën e Francës, si dhe shkëmbimin e përvojave profesionale shëndetësore mes dy vendeve.