Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani priti Ambasadorin e Bullgarisë dhe përfaqësuesit e një grupi mjekësor bullgar

Gjatë këtij takimi, në të cilin morri pjesë edhe Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së, Gani Shabani, u shqyrtuan aspektet e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe u shkëmbyen përvojat lidhur me sistemin e sigurimeve shëndetësore në Bullgari.

Ministri Agani i njoftoi mysafirët lidhur me fillimin e reformave në shëndetësinë kosovare, fillimin e zbatimit të ligjeve reformuese në shëndetësinë kosovare dhe përgatitjet e sistemit për themelimin e sistemit publik të sigurimeve shëndetësore në Kosovë.