Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani priti Ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, priti sot pasdite Ambasadorin e Izraelit në Beograd, z. Yossef Levy.
Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin në shëndetësi midis Kosovës dhe Izraelit dhe për projektet e përbashkëta që mund të zhvillohen në partneritet, në mënyrë të veçantë në fushën e toksikologjisë dhe emergjencave pediatrike.
Në këtë takim, ku janë diskutuar edhe tema të aktualitetit politik, Ministri Agani shprehu  para Ambasadorit izraelit nevojën që Izraeli ta njoh sa më parë pavarësisë në shtetit të Kosovës.