Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani priti delegacionin e ECDC-së që përfundoi vizitën në Kosovë

Delegacioni i ECDC-së e njoftoi Ministrin e Shëndetësisë se ekzistojnë mundësi të bazuara për prezencën e baktereve antibiorezistente, që është rast edhe në institucionet e mirënjohura shëndetësore ndërkombëtare, por të cilat paraqesin rrezik serioz për shëndetin publik.
Delegacioni mirëpriti përkushtimin politik si dhe hapat e ndërmarrë prej Ministrisë së Shëndetësisë në drejtimi të ballafaqimit me këtë çështje dhe ofroi sugjerimet preliminare, të cilat do të dërgohen në mënyrë më të detajuar në raportin e veçantë, pas përfundimit të vizitës.
Në takim u shpreh kënaqësia për fillimin e bashkëpunimit të mbarë ndërmjet MSh-së dhe ECDC si dhe u shpreh gatishmëria e dyanshme për bashkëpunim konstruktiv.
Delegacioni i ECDC-së qëndroi në Kosovë prej datës 18 prill e deri me deri më sot me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë, duke vizituar disa institucione relevante shëndetësore  dhe kishte si mision vlerësimin e situatës sa i përket infeksioneve antibiorezistente në Kosovë, si dhe mundësitë për ballafaqimin sa më adekuat me to.