Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani priti drejtues të “Avans University of Applied Sciences” nga Holanda

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot një delegacion të Bordit të “Avans University of Applied Sciences” nga Holanda, të kryesuar nga z. Ruud Hoogenboom, këshilltar i lartë për politika, universitet ky i deklaruar si i pari për nga kualiteti i studimeve në këtë shtet.
Në këtë takim, delegacioni nga Holanda ishte i interesuar për ofrimin e edukimit universitare në lëmit e Infermierisë, Fizioterapisë dhe Laboratorisë në Kosovë.
Delegacioni shprehu interesim  për themelimin e kurseve të larta në lëmit e sipërpërmendura për çka gjetën inkurajim nga ana e Ministrit Agani, i cili i informoi ata se reforma e sistemit shëndetësor në Kosovë si parakusht themelor ka ngritjen e kapaciteteve të kuadrit cilësor shëndetësor.