Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani priti Këshillin e Nxënësve të Prishtinës

Prishtinë, 10.02.2014

 

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot një delegacion të Këshillit të Nxënësve të Prishtinës (KNP).

 

Në takim u bisedua rreth mundësive të Ministrisë për të ndihmuar fëmijët për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike.

 

Ministri Agani i informoj nxënësit për buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë të ndarë enkas për trajtime jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, po ashtu edhe për Marrëveshjen e bashkëpunimit  me Ministrin  e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, për mbështetjen e trajtimit falas në këtë shtet të 100 pacientëve nga Kosova  për çdo vit, duke i siguruar nxënësit se sikurse deri tani, edhe në të ardhmen për këto trajtime jashtë institucioneve shëndetësore publike, prioritet do të kenë pikërisht nxënësit.

Në këtë takim ministri Agani dhe përfaqësuesit e KNP-së u pajtuan për nxjerrjen e një Qarkoreje, që do t’u drejtohet Drejtorive Komunale të Shëndetësisë dhe Arsimit, që nxënësit për nevojë të trajtimit jashtë institucioneve shëndetësore publike të drejtohen në MSh.