Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani priti kryetarin e Komunës së Parteshit

 

 

 

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Parteshit, Dejan Joçiç, i cili në takim shoqërohej nga drejtori për buxhet dhe financa i Komunës dhe drejtori i Qendrës së Mjekësisë familjare të kësaj komune.
Në këtë takim, Ministri Agani ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndihmuar komunën e Parteshit në zhvillimin e shërbimeve shëndetësore në këtë komunë, me qëllim që qytetarëve të saj, t’u ofrohen shërbimet e duhura shëndetësore.
Ministri ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të sigurojë mbrojtje shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit përmes MSh-së dhe institucioneve të tjera.
Nga ana e tyre, delegacioni i Komunës së Parteshit e ka vlerësuar gatishmërinë e Ministrit për bashkëpunim për të cilin është arritur pajtimi që të avancohet në të ardhmen.