Gjatë këtij takimi janë elaboruar aspekte të planit rregullativ të Prishtinës dhe krerët e MSh-së e kanë njoftuar kreun e Komunës së Prishtinës me projektet infrastrukturore të MSh-së dhe të QKUK-së .
Në takim u konkludua se Ministria dhe Komuna do t’i harmonizojnë projektet që lidhen me infrastrukturën e objekteve në QKUK-në brenda planit rregullativ të Komunës me qëllim të funksionimit sa më të mirë të tyre.